Lladrovci priti në takim Pandeli Majkon (foto)
Lladrovci priti në takim Pandeli Majkon (foto)
11.01.2017 | 15:11
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili ia ka uruar pozitën e re.
Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar deputetin Majko për vizitën, duke thënë se ky i fundit ka merita të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Falënderoj mikun tim të veçantë, për këtë vizitë. Ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat dhe punën e bërë sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë kryetari Lladrovci. Lladrovci ka njoftuar deputetin Majko për resurset dhe mundësitë që ofron komuna e Drenasit për zhvillimin ekonomik. Ai i ka propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të ofrohen për investim në këtë komunë. Ndërsa ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, e ka quajtur vëlla kryetarin Lladrovci. Majko ka thënë se Lladrovci do të ndërtojë marrëdhënie profesionale me Komunën e Drenasit dhe komunat e Shqipërisë.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)