Mustafa: Po punohet për zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
Mustafa: Po punohet për zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut
11.01.2017 | 12:21
Me rastin e 18-vjetorit nga vrasja e anëtarit të LDK-së, Enver Maloku, kryeministri Isa Mustafa dhe anëtarët e kësaj partie, kanë bërë homazhe para lapidarit të Malokut, aty ku u vra, në lagjen “Bregu i Diellit”.
Kryeministri Mustafa bashkë me anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te lapidari i të ndjerit Enver Maloku në lagjen “Bregu i Diellit”, aty ku edhe u vra më 11 janar të vitit 1999. Mustafa ka deklaruar se do të punojnë që të zbardhet vrasja e Enver Malokut dhe se fajtorët të dalin para drejtësisë. Mustafa së bashku me familjarët e Enver Malokut, përkujtuan veprën e tij, për të cilin Mustafa tha se në kohë të vështira për kosovarët, ishte Enver Maloku i cili dha kontributin e tij për qytetarët e vendit. “Ai është një prej figurave më të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë, sepse ai kontribuoi për çlirimin e pavarësisë së vendit”, ka thënë Mustafa.
Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim, e cila gjatë viteve 90-a shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”. Ai u vra nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.