Mustafa takohet me strukturat e partisë, flet për përgatitjen e zgjedhjeve
Mustafa takohet me strukturat e partisë, flet për përgatitjen e zgjedhjeve
20.03.2017 | 16:35
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbajtur sot takimin e rregullt me strukturat e partisë, përkatësisht me kryetarët e Degëve të LDK-së.
Mustafa në këtë takim ka paraqitur zhvillimet dhe projektet e fundit në kuadër së qeverisjes, duke prezantuar planin dhe projektet zhvillimore për këtë vit, si dhe ka diskutuar me kryetarët e degëve edhe për përgatitjet për zgjedhje lokale. “Kryetarët e degëve njoftuan kryetarin Mustafa, për aktivitetin e tyre në nivel të degëve, për impaktin pozitiv të politikave të Qeverisë, dhe parashtruan ide e plane konkrete zhvillimore. Kryetari Mustafa falënderoi kryetarët e degëve për aktivitetet e tyre kuadër të përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të demokracisë, dhe premtoi se do të vizitoj disa nga degët gjatë ditëve në vijim”, është thënë në komunikatën e LDK-së.