Mustafa urim të veçantë për Ramush Haradinajn
Mustafa urim të veçantë për Ramush Haradinajn
17.02.2017 | 09:11
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e pavarësisë, mirëpo kësaj here urime të veçantë ka për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Urimi i plotë i Mustafës në llogarinë e vet në “Facebook”:
Të dashur qytetarë
Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë.
Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbëve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese, ashtu siç është Kosova!