Në festën e sotme, Kosovës i mungojnë gjeneralët
Në festën e sotme, Kosovës i mungojnë gjeneralët
17.02.2017 | 08:58
Politologu Bardhyl Mahmuti thotë se në festën e sotme, Ditës së pavarësisë, Kosovës i mungojnë gjeneralët: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj...
Politologu Bardhyl Mahmuti ka thënë se Dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është ngjarja më e rëndësishme e kombit shqiptar në shekullin 21, por sipas tij, sot shumë nga meritorët për çlirimin e Kosovës mbahen padrejtësisht në burgje. “Dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është ngjarja më e rëndësishme e kombit shqiptar në shekullin 21. Fatkeqësisht, shumë nga meritorët për çlirimin e Kosovës mbahen padrejtësisht në burgje apo të kërcënuar të ballafaqohen me procese gjyqësore të sajuara mbi bazën e dosjeve serbe. Në festën e sotme Kosovës i mungojnë gjeneralët: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe shumë luftëtarë të shquar të çështjes kombëtarë. Ta shndërrojmë këtë festë në mobilizim për lirimin e të gjithë atyre që padrejtësisht u mohohet liria. Nesër, më 18 shkurt, vendi im është në Colmar të Francës, në protestën për lirimin e pakusht dhe të menjëhershëm të Ramush Haradinajt. Ftoj të gjithë atdhetarët e mirëfilltë që në format të cilat u duken adekuate të ngrenë zërin kundër padrejtësive që u bëhen luftëtarëve të lirisë. Lavdi dëshmorëve të Kombit! Respekt luftëtarëve të lirisë!
Urime dita e pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”.