Nishani uron Thaçin për pavarësinë e Kosovës
Nishani uron Thaçin për pavarësinë e Kosovës
17.02.2017 | 12:47
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar presidentin Hashim Thaçi për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij Nishani shprehet se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare. “Përfitoj nga rasti të përshëndes gjithashtu, të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit. Jam i bindur se falë këtij progresi, por edhe mbështetjes domethënëse të partnerëve, Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane”, thuhet në mesazhin e presidentit Nishani.