O’Connelli uron Kosovën për 9-vjetorin e pavarësisë
O’Connelli uron Kosovën për 9-vjetorin e pavarësisë
16.02.2017 | 23:42
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar Kosovën për 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
“Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim, uroj Kosovën e cila feston nëntëvjetorin e Ditës së Pavarësisë. Ne qëndrojmë pranë jush si miq dhe partner teksa ju punoni drejt ndërtimit të një Kosove prosperuese, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë ambasadori britanik në urimin e tij për 9-vjetorin e pavarësisë.