Pacolli: Është zhgënjyese që Parlamenti s’e miratoi rezolutën për Haradinajn
Pacolli: Është zhgënjyese që Parlamenti s’e miratoi rezolutën për Haradinajn
10.01.2017 | 23:55
Për dështimin për nxjerrjen e një rezolute të përbashkët ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë me urdhërarrest të Serbisë, ka reaguar edhe lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
Pacolli ka kritikuar deputetët e Kuvendit që pas shumë orësh diskutime në fund nuk votuan për asnjë rezolutë. Ai e ka quajtur këtë veprim zhgënjyes.“Është zhgënjyese që Parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën për Ramush Haradinajn. Të gjithë folën, të gjithë premtuan e në fund dështuan. Kjo është realisht situata jonë!!!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.