Pacolli: Pas 9 vitesh na mungon mirëqenia dhe lëvizja e lirë
Pacolli: Pas 9 vitesh na mungon mirëqenia dhe lëvizja e lirë
16.02.2017 | 21:16
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka përmendur të arriturat e Kosovës gjatë këtyre viteve.
 ”Të dashur miq dhe qytetarë të Kosovës kudo që jeni! Vetëm pak orë na ndajnë nga data historike e 17 shkurtit. Dita e pavarësisë së shtetit tonë. Nëntë vite shtet. Shtrohet pyetja, a jemi të kënaqur me progresin e arritur deri më tani? Nuk do thoja po, por pavarësisht kësaj, ne kemi shumë arsye për të festuar këtë ditë. Kosova sot është e njohur nga shumica e vendeve të botës, kemi sukses në sport dhe kulturë, kemi miqësi dhe përkrahje të shkëlqyer nga SHBA-ja, dhe në fund: Jemi shtet i pavarur dhe sovran!”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij, pavarësia është themeli i një shteti. “Pavarësia është themeli i një shteti, por ajo çfarë na mungon sot është mirëqënia dhe liria për të lëvizur si të tjerët. Uroj që vitin e ardhshëm, dita e pavarësisë të na presë me më pak probleme, më shumë mirëqënie, dhe me lumturi! Gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.