Pacolli i hapur për koalicion me AAK-në
Pacolli i hapur për koalicion me AAK-në
11.01.2017 | 21:12
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se është i hapur për koalicion me AAK-në, mirëpo ai theksoi se ekzistojnë kushte.
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se është i hapur për koalicion me AAK-në, mirëpo ai theksoi se ekzistojnë kushte.
Pacolli foli për takimin që kishte me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku nënvizoi ristrukturimin e partisë, çka tha se do të ndodh në kongresin i cili do të mbahet në fillim të muajit shkurt. “I kam thënë se tash nuk jam i autorizuar të bisedoj për çështje të koalicionit, sepse prej kongresit që do të mbahet do të vendosim për lidershipin e ri të AKR-së. Neve nuk na pengon partneriteti me një parti, mirëpo ekzistojnë kushtet. Jo vetëm ndaj Haradinajt, por ndaj secilit”, ka thënë ai , në një bisedë në “Rubikon” të “KTV-së”.
Ai ka thënë se partia e tij është për një ekonomi liberale duke premtuar rritje ekonomike mbi 8%.“Jemi për një ekonomi krejt liberale dhe e-tregut. Ne do të kursejmë shumë energji nga fushat tjera dhe do t’i zbatojmë te puna. AKR-ja do të garantojë rritje ekonomike mbi 8%. Kjo nuk do të bëhet nga Dogana por nga veprimtaritë ekonomike”, është shprehur Pacolli.
Po ashtu ai theksoi se ekzistojnë vijat e kuqe duke mos deklaruar se për cilin subjekt politik e ka fjalën. “Kam vija të kuqe por nuk dua të prononcohem, nuk dua ta banalizoj. Por të besosh një herë dhe të mashtrohesh nuk është mëkat, por të mashtrohesh për dytën herë, je budalla”, ka thënë ai.