Pacolli në “Kodrën e Trimave”: Do t’i trajtoj problemet e juaja
Pacolli në “Kodrën e Trimave”: Do t’i trajtoj problemet e juaja
23.09.2017 | 15:01
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, vizitoi disa nga familjet e lagjes “Kodra e Trimave”.
Qytetarët e kësaj lagjeje kanë shprehur brengat e tyre lidhur me moskujdesin e Komunës kundrejt tyre deri më tani.
Pacolli ka garantuar këto familje se kërkesat e tyre do të trajtohen me prioritet nëse ai e merr drejtimin e kryeqytetit. Ndërkaq, Pacolli e ka bërë përsëri që t’i shkruajnë atij në “Viber”. “Vazhdoni të na shkruani, që të vijmë të ju vizitojmë, t’i dëgjojmë brengat dhe shqetësimet tuaja, zgjidhja e të cilave është misioni të cilin ne do ta përmbushim”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.