Rifillon dhënia e vërtetimeve për veteranët e UÇK-së
Rifillon dhënia e vërtetimeve për veteranët e UÇK-së
20.03.2017 | 15:04
Zyra për Çështje të Kategorive te Dala nga Lufta e UÇK-së, e cila funksionon në kuadër të Kryeministrisë, sot ka rifilluar punën për t’i pajisur me vërtetim veteranët luftëtarë të UÇK-së, të cilave u është njohur statusi i kësaj kategorie, por ende nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit të përcaktuar me ligj, raporton “Epoka e re”.
Në njoftimin e kësaj zyre bëhet e ditur se për t’u pajisur një veteran me vërtetim duhet ta këtë certifikatën origjinale të veteranit luftëtar të UÇK-së të lëshuar nga komisioni, si dhe letërnjoftimin ose një dokument identifikimi.