Sot dita më e ftohtë e javës
Sot dita më e ftohtë e javës
11.01.2017 | 09:10
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme temperaturat do të jenë më të ulëta, por nga pasditja pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jugperëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m/s.