Thaçi e Engel me deklaratë të përbashkët për Haradinajn
Thaçi e Engel me deklaratë të përbashkët për Haradinajn
11.01.2017 | 00:09
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në ShBA, takoi edhe kongresmenin kryesor amerikanë, njëherëshi mikun e Kosovës, Eliot Engel.
Sipas Thaçit, ata së bashku kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë.
 
Ky është postimi i tij në "Facebook" :
 
Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive. HTH