Thaçi i nderuar që takoi zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë
Thaçi i nderuar që takoi zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë
20.03.2017 | 21:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me liderët fetarë të Kosovës i ka uruar mirëseardhje zyrtarit të lartë në Selinë e Shenjtë, Monsignor Vincenzo Paglia.
“Ishte kënaqësi dhe nder që së bashku me liderë fetarë të Kosovës, t’i uroj mirëseardhje Monsignor Vincenzo Paglias, themelues i Komunitetit të mirënjohur të Shën Exhidios dhe zyrtar i lartë në Seli të Shenjtë. Ishte mik i Kosovës në kohëra të vështira, është mik i vërtetë i Kosovës sot”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)