Thaçi kërkon njohjen nga Sudani
Thaçi kërkon njohjen nga Sudani
23.09.2017 | 15:14
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour.
Në kuadër të këtij takimi, kreu i shtetit deklaroi se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje, presidenti Thaçi theksoi se vetë procesi i integrimeve euro-atlantike Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme botërore dëshmojnë se Kosova duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.
Presidenti Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.