Thaçi takohet me McCainin, bisedojnë për themelimin e ushtrisë së Kosovës
Thaçi takohet me McCainin, bisedojnë për themelimin e ushtrisë së Kosovës
11.01.2017 | 21:24
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet e tij me personalitete të njohura politike në Amerikë.
Së fundmi ai është takuar me John McCain, senator dhe ish-kandidat i Republikanëve për president të SHBA-së.
Thaçi ka njoftuar se me McCainin ka diskutuar për nevojën që SHBA-ja të vazhdojë të ndihmojë Kosovën dhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
 
Ky është postimi i tij në "Facebook":
 
Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është një hero i gjallë amerikan, ai është edhe një mik shumë i çmuar i Kosovës.
Diskutuam për të gjitha zhvillimet në rajonin tonë dhe më gjerë, duke u fokusuar në nevojën që ShBA-ja të vazhdojë me rolin e vet udhëheqës në Kosovë.
Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror.
Mikun tonë, senatorin McCain, e ftova që ta vizitojë Kosovën dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë vizitë në të ardhmen.