U takuan në Tiranë nënkryetarët e partive, PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma
U takuan në Tiranë nënkryetarët e partive, PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma
20.03.2017 | 14:45
Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika ka bërë me dije se në Tiranë është mbajtur takim në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve politike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma.
Postimi i plotë i Naim Rashitit në llogarinë e vet në “Facebook”:
 
Dialogu politik
 
Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur në Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve politike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA. Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016.
Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi në Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm.