Ukë Rugova deklarohet i pafajshëm
Ukë Rugova deklarohet i pafajshëm
11.01.2017 | 14:33
Në seancën fillestare të gjykimit të 20 personave për lëshimin kundërligjor të vizave italiane, ish-deputeti Ukë Rugova është deklaruar i pafajshëm.
Aktakuza ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve nuk është lexuar, por është konsideruar e tillë. Të pafajshëm, përveç Ukë Rugovës, janë deklaruar edhe 19 të akuzuarit tjerë.
Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe: Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.
Në gjykimin e Ukë Rugovës dhe 19 personave tjerë të akuzuar për lëshimin e paligjshëm të vizave italiane Shengen në këmbim të përfitimit material është duke u zhvilluar seanca fillestare. (kallxo.com)