Veseli: Mala e Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës
Veseli: Mala e Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës
11.01.2017 | 16:47
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në 33-vjetorin e rënies heroike të tyre.
“Sot, në 33-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në ‘Kodrën e Trimave’ në Prishtinë, kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin. Të dy këto figura të ndritura, që prapa vetës lanë vepra të mëdha patriotike, kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e tyre”, ka shkuar Veseli në profilin e vet “Facebook”.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)