Fitore me polemika e Chicago Bulls
Fitore me polemika e Chicago Bulls
17.02.2017 | 15:53
Chicago Bulls arriti të mposhtë Boston Celtics në një ndeshje që u mbyll mes polemikave. 104-103 ishte rezultati i regjistruar në United Center në favor të skuadrës së Bulls, ku gjithçka u vendos në sekondën e fundit të ndeshjes.
Pikërisht në këtë moment arbitrat akorduan 2 gjuajtje të lira në favor të Chicagos për një faull të Smart, një vendim që u kontestua nga basketbollistët e Celtics, por kundërshtimi i tyre pak vlej. Butler i kreu gjuajtjet e lira dhe u tregua i saktë duke i dhënë skuadrës së tij këtë fitore.
Më pak e komplikuar ishte fitorja e Washington ndaj Indianas në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së NBA. Ai që e udhëhoqi skuadrën e Wizards drejt suksesit ishte Porter Jr, autor i 25 pikëve, 18 nga të cilat i shënoi nga distanca e 8 topa në tabelë. Mjaft mirë u paraqit edhe Wall që e mbylli sfidën me 20 pikë e 12 assist. Me këtë fitore Washington konfirmohet si një prej skuafdrave më në formë të momentit në NBA. Në 2017, Wizards ka shënuar një bilanc me 18 fitore e 5 humbje dhe ajo ndaj Pacers ishte e sfida e 22 radhazi që kjo skuadër shënon të paktën 100 pikë. (TCH)
List of videos