KF Drenica: Pavarësia, festa më e rëndësishme për shtetin tonë
KF Drenica: Pavarësia, festa më e rëndësishme për shtetin tonë
17.02.2017 | 15:34
Skuadra e Drenicës nga Skenderaj ka uruar për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar se kjo është festa më e rëndësishme për shtetin tonë.
Urimi i plotë i KF Drenica
 
Në emër të Bordit, Kryesisë, Shtabit teknik, futbollistëve dhe të gjithë aktereve që kanë të bëjnë më klubin, të gjithë dashamireve, sportdashësve, tifozëve dhe gjithë qytetarëve të Skenderajt, iu urojmë 9 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përvjetor i cili nuk mund të tejkalohet pa i kujtuar ata që sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre, përfshirë edhe jetën, vetëm e vetëm që ne sot te jemi të lirë. Normalisht pas kësaj duhet falënderuar edhe ata që mbajtën gjallë skuadrën në kohë të vështira e deri tek ata që me vite kontribuuan për KF Drenicën dhe ata që po e mbajnë edhe tash klubin! Urime 9 Vjetori i Pavarësisë, shpresojmë që përvjetorë tjerë të jenë edhe më të mirë dhe ta shohim klubin tonë edhe më lartë në futbollin kosovar. Duke ua kujtuar edhe njëherë që ekipi jonë nesër nis ‘sfidat’ e pranverës në përballje ndaj KEK-ut, dhe duke shpresuar që nga nesër ta fillojmë më gëzim, më një fitore, iu urojmë edhe njëherë këtë festë të rëndësishme për shtetin tonë. Urime!
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
List of videos