Vokrri vizitoi Përfaqësuesen U-21
Vokrri vizitoi Përfaqësuesen U-21
20.03.2017 | 17:31
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, në shoqëri të drejtorit për marrëdhënie me jashtë, Artan Govori, e ka vizituar sot Përfaqësuesen U-21, e cila është e akomoduar në hotel “Prishtina”.
U-21 do të udhëtojnë për në Dublin, ku më 25 mars do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2019” kundër Irlandës, në kuadër të grupit 5. “Presidenti Vokrri i përshëndeti dhe u dëshiroi sukses stafit të trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica dhe futbollistëve, në sfidën e parë të garave zyrtare të Shpresave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Përfaqësuesja U-21 do të udhëtojë drejt Dublinit të mërkurën në orët e mëngjesit.
List of videos