Wengeri: Nuk pensionona në fund të sezonit
Wengeri: Nuk pensionona në fund të sezonit
17.02.2017 | 14:20
Trajneri i skuadrës së Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk do të pensionohet nga futbolli.
Wengeri është pjesë e skuadrës së angleze që 21 vjet, kurse pas humbjes nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve spekulimet kanë qenë të mëdha se ai do të largohet Arsenali.
“Pa marrë parasysh se çka ndodh, unë do të menaxhoj edhe sezonin tjetër, s’ka lidhje nëse është këtu ose diku tjetër. Është e rëndësishme për klubin që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen. Unë nuk kam punuar këtu për 20 vite që të mos më interesojë më. Unë kam pasur shumë mundësi të shkoj diku tjetër, por unë brengosem për këtë klub dhe të ardhmen e tij. Është me rëndësi që të jetë në duar të sigurta”, ka thënë Wenger.
List of videos