Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak

13 Shkurt 15:19

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.

Stoltenberg ka treguar se pret që ministrat e mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt.

“Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit”, ka deklaruar shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë.

Misioni ka trajnuar mbi 5 000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10 000 policë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka thënë…