Stormzy mohon se në shtëpinë e tij kishte drogë

26 mars 2018 | 11:44

Reperi nga Londra, Michael Omari, i njohur si Stormzy, ka hedhur poshtë pretendimet se ka pasur drogë në shtëpinë e tij, pasi thashethemet nisën nga një histori në rrjetin social “Instagram”.

Në një video e cila është fshirë nga “Instagram”-i, artisti shihej duke luajtur poker me miqtë, ndërsa në tryezë dukej se kishte çanta të vogla plastike me drogë.

Reperi tani u është përgjigjur këtyre spekulimeve nëpërmjet “Mirror Online”: “Nuk kishte asnjë për qind drogë e pranishme në shtëpi. Stormzy nuk merr drogë”, ka thënë ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i futbollit, David Bechkam, këtë fundjavë ka zgjedhur të…