Studentët kundër Gjykatës Speciale

16 dhjetor 2017 | 00:51

Kryetari i Grupit të Pavarur Studentor, Argjend Softolli, ka komentuar iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për nënshkrimin e një peticioni në të cilin kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Veteranët kërkojnë që me ndryshimet e ligjit, Gjykata Speciale duhet të merret edhe me krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë gjatë luftës. Sipas tyre, versioni i tashëm i ligjit obligon gjykatën të merret vetëm me të dyshuar të etnisë shqiptare.

Argjend Softolli ka thënë se lufta e shenjtë e UÇK-së është vlera më e madhe që shqiptarët e Kosovës kanë.

“Ne duhet të ruajmë vlerat tona në të gjitha mënyrat e mundshme. Lidhur me peticionin e nisur nga OVL-UÇK, ne studentët e Prishtinës e mbështesim dhe e kundërshtojmë Gjykatën Speciale, kjo gjykatë që tenton të barazoj luftën e UÇK-së me luftën e Serbisë vrastare është e papranueshme nga ana jonë si studentë. Unë si përfaqësues studentor ftoj të gjithë kolegët që bashkërisht të mbështesim peticionin e nisur nga Shoqatat e Luftës, dhe nëse është nevoja në çfarëdo forme ta kundërshtojmë këtë Gjykatë Speciale. Ne jemi viktimë, kurse kriminele këtu është Serbia, ne nuk mundemi të lejojmë që të barazohemi me Serbinë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar të…