Sulm me armë në një festival në Trenton, plagosen mbi 20 persona

17 qershor 2018 | 15:11

Të shtëna me armë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, janë regjistruar edhe në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një Festivali artistik të hapur, në qytetin e Trentonit, ndërsa raportohet se të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në shkëmbim zjarri, kanë vrarë njërin prej agresorëve, ndërsa tjetrin kanë arritur ta prangosin.

Aktualisht po hetohet nëse ngjarja ka sfond terrorist, ndërsa po merret në pyetje agresori që përfundoi në prangat e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës…