Sulm vetëvrasës në Kabul, dhjetëra të vrarë

21 mars 2018 | 10:51

Një sulm vetëvrasës jashtë një xhamie në Kabul ka lënë të vrarë së paku 26 persona dhe të plagosur 18 të tjerë, ka bërë me dije Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Nusrat Rahimi, zëdhënës i kësaj ministrie, i ka thënë “Radios Afganistani i Lirë” se shumica e viktimave të sulmit janë civilë.

Sulmi ka ndodhur derisa banorët e Kabulit po festonin Nevruzin, vitin e ri persian.

Zyrtarët druajnë se numri i viktimave mund të rritet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho pritet të përballet me bordin e drejtorëve të…