Sulme ajrore të Izraelit afër Damaskut

07 Shkurt 11:09

Armata e Sirisë ka bërë me dije se aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë hedhur raketa kundër një pozicioni ushtarak afër Damaskut, nga hapësira ajrore e Libanit.

Në deklaratën e transmetuar në televizionin shtetëror të Sirisë, këto sulme janë përshkruar si “agresion i ri izraelit”, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Izraeli për këtë raport.

Kjo është hera e dytë që forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, e akuzojnë Izraelin për sulme ajrore në më pak se një muaj. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar Strategjinë…