Sulmet ajrore vrasin 15 fëmijë në Guta të Sirisë

20 mars 2018 | 15:50

Sulmet ajrore kanë vrarë 15 fëmijë dhe dy gra që strehoheshin në një shkollë në enklavën Guta Lindore të Sirisë.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se civilët janë fshehur në shkollë për t’iu shpëtuar sulmeve të forcave siriane dhe atyre ruse në qytetin Arbin.

Mbi 1 mijë e 400 civilë besohet se janë vrarë prejse forcat qeveritare kanë intensifikuar ofensivën në enklavën e rrethuar nga rebelët, një muaj më parë.

Së paku 50 mijë civilë kanë ikur nga rrethimi që nga java e kaluar.

Eksodi ka ardhur pasi ushtarët dhe milicitë aleate i dëbuan forcat rebele nga rreth 65 për qind e rajonit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se përveç 17 civilëve të vrarë në shkollë, së paku 50 të tjerë janë plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të “Javës së Gruas”, në Prishtinë ka nisur…