Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Malin e Zi

22 shkurt 2018 | 09:36

Një person ka hedhur lëndë shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, ka konfirmuar Qeveria e Malit të Zi.

Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme, thuhet në njoftimin e postuar në Twitter.

“Një person i panjohur hodhi veten në erë ndërsa më herët kish te hedhur një mjet shpërthyes nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se sipas gjasave ai ka hedhur mbi ambasadë një granatë dore por hetimet janë në proces.

Ambasada amerikane në Podgoricë po ashtu e konfirmoi sulmin.

Kurse, policia ka bërë me dije se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri austriak i Mbrojtjes, Mario Kunasek, ka vizituar të mërkurën…