Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë

26 shkurt 2018 | 11:30

Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Francë, me ç’rast është vjedhur flamuri i republikës dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Lajmin e ka bërë me dije konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Edon Cana.

Ai ka thënë se autoritetet franceze janë marrë me këtë çështje dhe shumë shpejt sulmuesit do të gjenden.

“Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme në Strasburg dhe është vjedhur flamuri i Republikës si dhe është shkatërruar stema e shtetit. Simbolet e shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë! Duke i falënderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se pas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjenden”, ka shkruar Cana në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Edon Cana

Fotografia e Edon Cana

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Emin Kabashi Përkufizimi Nuk dua të flas sot…