Sulmues vetëvrasës sulmojnë stacione të policisë në Kabul

09 maj 2018 | 11:37

Tre sulmues vetëvrasës hodhën veten në erë pranë dy stacioneve të policisë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, duke plagosur disa njerëz, ka bërë me dije Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Sulmi i parë vetëvrasës ndodhi në pjesën perëndimore të Kabulit, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Najib Danesh, duke shtuar se ka pasur edhe të shtëna sporadike me armë zjarri gjatë “operacionit të pastrimit”.

Danesh ka thënë se dy sulmues të tjerë vetëvrasës hodhën veten në erë në hyrje të një stacioni të policisë në qendër të qytetit, raporton “Rel”.

Danesh ka deklaruar se ai mund të konfirmojë se dy njerëz janë plagosur, ndërsa kreu i shërbimit të ambulancës në Kabul tha se gjashtë persona të plagosur janë dërguar në spital.

Talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik kanë kryer disa sulme vdekjeprurëse në Kabul në muajt e fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Shtetet…