Sytë kah derbi Real – PSG

14 shkurt 2018 | 12:02

Paris Saint Germain, i përforcuar në afatin kalimtar të verës me yllin brazilian, Neymar, nga Barcelona, sonte (e mërkurë) e ka sfidën e parë serioze në këtë edicion, ku në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve i shkon Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Reali është duke kaluar nëpër një krizë rezultatesh në kampionat dhe tashmë duket e sigurt se e ka humbur garën për titull dhe të gjithë shpresat i ka në garën ku e mban primatin e kampiones, kurse në anën tjetër PSG-ja ka një ecuri të mirë në kampionat dhe tash synon të marrë një rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit. Ndeshja tjetër që zhvillohet është ajo në mes të Portos dhe Liverpoolit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr. Kosovare Krasniqi Enis Miftari është një emër i ri,…