Tahiri i 56-ti nga 110 garues në sllallom të madh

18 shkurt 2018 | 12:21

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Ai doli i 56-ti nga 110 garues.

Albini pati kohën 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve. Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda. “Mendoj se bëra një punë të mirë sidomos në lëshimin e dytë. Në të parin bëra disa gabime, të cilat i përmirësova në lëshimin e dytë. Në fund jam i kënaqur me pozitën e 56-të, është rezultat i mirë. Për 2-3 ditë do të kem një tjetër garë të tillë të sllallomit dhe nëse bëjë një garë të tillë si sot do të jem i kënaqur”, ka thënë Tahiri pas garës.

Edhe trajneri i tij, Agim Pupovci, ishte i kënaqur me rezultatin e sotëm. “Jam i shumë i kënaqur me Albinin sidomos në lëshimin e dytë ku e përmirësoi kohën. Të renditesh në vendin 56 nga 110 garues dhe të lësh prapa mbi 20 garues, është rezultat i mirë”, ka deklaruar Pupovci.
Gara e fundit për Albinin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi, që do të mbahet më 22 shkurt.

Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher (2:18.04 sekonda). I dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë (2:19.31), kurse e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault (2:19.35).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhu, ka thënë, se Irani përfaqëson…