Tahiri: Kufijtë s’ndryshohen pa luftë, Serbia të paguajë për gjenocidin

25 mars 2018 | 17:40

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duke folur rreth zërave për shkëmbim të territoreve, ka thënë së kufijtë nuk mund të ndryshohen pa luftë.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se nuk sheh kurrfarë mundësie që Kosova të pranojë temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Madje, Tahiri ka thënë se pavarësisht insistimit të Serbisë, kjo temë duhet të mbyllet.

Tahiri ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë njohjen reciproke. Por, në asnjë mënyrë ndonjë kompromis siç po kërkon presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, Serbia duhet të paguajë çmimin e gjenocidit që ka kryer në Kosovë.

“Por, faza e tretë nuk mund të ketë kompromis…..Serbia s’mund të kërkojë kompromis por duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë”, ka thënë Tahiri, në një intervistë për gazetën “Express”.

Linku i intervistës së plotë: http://www.gazetaexpress.com/intervista/tahiri-kufijte-s-ndryshohen-pa-lufte-serbia-te-paguaje-per-gjenocidin-516072/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj po bëhet një objektiv gjithnjë e më i…