Tahiri nesër paraqitet në Prokurorinë e krimeve të rënda

14 dhjetor 2017 | 15:54

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, është thirrur për t’u pyetur nesër (e premte) në orën 9:30 te Prokuroria e krimeve të rënda nga gjyqtarja Liljana Baku.

Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të brendshëm brenda pesë ditëve nga zbardhja e vendimit që ia ka ndalur daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Burime nga Prokuroria e krimeve të rënda konfirmojnë për “Top Channel” se nesër, në këtë seancë, përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e krimeve të rënda.

Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin “Audi”, nëse i ka njohur Habilajt, kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…