Tahiri: Po punohet për rastin Dehari, Kurti po manipulon

08 shkurt 2018 | 19:35

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka akuzuar liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se po bën politikë me rastin Dehari dhe po manipulon me familjen e të ndjerit.

Sipas tij, gjërat që i flet Kurti, ku akuzon institucionet e Kosovës për rastin Dehari, nuk qëndrojnë.

“Unë e kam ngritur rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të ndodhë një ekspertizë shtesë në një shtet të BE-së apo diku në SHBA. Unë i kam ndarë mjetet për këtë dhe kam thënë që nuk është problem mbështetja e këtij rasti. Familja kërkon që ekspertiza të ndodhë në Zvicër. Ka filluar bashkëpunimi me institutin në Zvicër dhe kjo çështje është duke u proceduar”, ka theksuar Tahiri.

“Albin Kurti po e përdorë rastin për interesa të tij politike, ashtu siç e ka manipuluar familjen Dehari edhe më herët dhe siç ka manipuluar gjithmonë me opinionin publik”, shtoi Tahiri.

Kurti ditë më parë kishte akuzuar Qeverinë se po e pengon hetimin ndërkombëtar për rastin Dehari. (RTK)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me…