Tahiri: Qeveria po intensifikon punët për të mbështetur pushtetin lokal

18 korrik 2018 | 13:51

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, është takuar të mërkurën me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Besnik Tahiri ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës është duke intensifikuar punët për të mbështetur pushtetin lokal me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore.

Në kuadër të kësaj, ai ka treguar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me të cilin kanë diskutuar për problemet kryesore me të cilat komunat ballafaqohen dhe i pamundëson realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik lokal.

“Gjatë muajve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marr rreth 30 vendime të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik lokal, dhe do të vazhdojmë me një ritëm më të madh për të mbështetur komunat e ndryshme, pa dallim përkatësie politike apo të tjera. Më vjen mirë që kryetarët e komunave në bashkëpunim me Qeverinë po ndërtojnë vizion të qartë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe prosperuese”, ka thënë Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Resul Sinani, ka komentuar…