Tahiri shikon nga afër mbjelljen e patates në Vushtrri

22 prill 2018 | 13:43

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar të dielën fermerët të cilët po e kryejnë mbjelljen e patates në këtë komunë.

Ai ka bërë me dije se bujqësia është dega kryesore e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit në komunën e Vushtrrisë.

“Jemi të bekuar me tokë pjellore dhe me fermerë të vyeshëm. Do të jemi pranë tyre si qeverisje e re për të ofruar gjithë përkrahjen që mund të ofrojë komuna”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare Nita Rexha, aktiviste e…