Tahiri: Do ta votojë demarkacionin për nënat që presin para ambasadave

20 mars 2018 | 13:32

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka treguar se do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi për shkak të nënave që presin me orë para ambasadave të huaja në borë e në shi për ta marrë një vizë.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë veprim nuk do të bëjë tradhti, por do të jetë shpëtimtar i mijërave nënave që presin para ambasadave nëpër mot të lig.

Ky është postimi i plotë i deputetit Labinot Tahirit në “Facebook”:

Sot, ose Esat Pasha ose Hero do të na quajnë disa nga pjesa e popullatës. Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thotë qe jam tradhtarë, por do të thotë shpëtimtarë i mijërave nënave që presin para ambasadave në borë e nëpër shi.

E ju që na quani tradhtarë, nëse veç po mendoni se po e tradhtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin.

Unë jam i ri në politik, vetëm sa kam pa në parlament, shumica bëjnë skena mediale vetëm për interesa të partisë.

Edhe unë kam fëmijë, në shtëpi i kam, mund t`i kërcënoni edhe ata! Mirëpo, derisa na kërcënoni neve disa nga ata që mund të na kërcënojnë, të njëjtën gjë bëjani edhe Amerikës dhe Evropës.

Edhe nëse me quani nesër tradhtarë, kam lënë vepra ku plotë fëmijë më quajnë HEROOO.

Ditën e mirë.

Sakrificë për shpirtrat e këtij atdheu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, po përballet…