Tahiri, Vetëvendosjes: Votojeni demarkacionin, mos të varemi nga Lista Serbe

20 mars 2018 | 22:53

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur për demarkacionin me Malin e Zi, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë demarkacionin, në mënyrë që Kosova të mos varet nga Lista Serbe.

“Mendoj se duhet të reflektojë Vetëvendosja dhe ky grupi tjetër që të mos varemi nga Lista Serbe, të mos varemi nga ta për çdo çështje nacionale. Po i them kryeministrit nëse rastësisht varemi prej Listës Serbe unë nuk e votoj demarkacionin”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk mund…