Tahiri: Vitin e kaluar janë deportuar nga Kosova 344 persona

04 prill 2018 | 16:23

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke iu referuar arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtesave turq në Turqi, ka bërë me dije se vitin e kaluar nga Kosova janë deportuar 344 persona.

Ai ka thënë se për këto deportime nuk janë njoftuar as presidenti e as kryeministri i Kosovës.

“Sa i përket deportimeve dua t’ju informoj se në vitin 2017 janë deportuar 344 persona, për këta persona nuk është pyetur as presidenti as kryeministri, sepse është përgjegjësi e Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pra duhet ta bëjmë dallimin mes deportimit dhe ekstradimit”, ka thënë Tahiri në seancën e jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të “gulenistëve”.

Ndërsa sa i përket deportimit të zyrtarëve turq, Tahiri ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë përgjegjësie.

“Pra tek në fund gjykata vendos për ekstradim dhe vendimi sillet tek ministri. Do të thotë që ministri dhe gjykata vendos për ekstradim, dhe deri më tash ne kemi ekstraduar 47 persona, mirëpo as edhe njëherë të vetme nuk e kam informuar kryeministrin apo presidentin për këto raste”, ka thënë Tahiri

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës e ka bërë një hap të madh…