Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq më 18 korrik

12 korrik 2018 | 10:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 18 korrik.

Ky takim është ftuar nga ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Ajo do të shqyrtojë me ta progresin në diskutimet mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit deri më tani dhe të planifikojë hapat dhe takimet e ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna mes të dyja palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, ka njoftuar zyra e kryediplomates evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Ramë…