Taksat japin efekt, Apple do të paguajë 38 miliardë dollarë

18 Janar 12:02

Kompania Apple do të paguajë 38 miliardë dollarë taksa nga rreth 250 miliardë që ajo mban jashtë vendit.

Fatura kolosale vjen pas ndryshimit të ligjit të taksave në SHBA, por në fakt është më e ulët sesa Apple do të paguante me versionin e vjetër, pasi Presidenti Donald Trump vendosi të ulë taksën mbi korporatat. Sidoqoftë, pagesa do të përbëjë shifrën më të lartë të paguar si pjesë e reformës së re.

Gjiganti i teknologjisë gjithashtu ka deklaruar  se do të ndërtojë një impiant të ri në SHBA që do të hapë 20 000 vende pune. Sipas Apple, ky plan do t’i shtojë më shumë se 350 miliardë dollarë ekonomisë amerikane gjatë 5 viteve të ardhshme.

Megjithatë, kompania nuk ka deklaruar se sa nga paratë që mban jashtë vendit do të kthejë në SHBA. Apple është kompania e radhës që promovon plane për të investuar në SHBA pas ndryshimit të taksave në vend. Më kryesori, ulja e taksës së korporatave nga 35% në 21%. Një tjetër ndryshim interesant është eleminimi i taksës së korporatës mbi fitimet jashtë vendit në këmbim të një pagesë të vetme.

Sipas Presidentit Trump, i cili solli këto ndryshime, ato do të bëjnë më konkurruese ekonominë amerikane dhe do të nxisin kompanitë të investojnë në shtëpi./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Golden State konfirmon edhe një herë së është skuadra e…