“Taksi Biçikleta” kundër ndotjes së ajrit në Turqi

30 Janar 23:07

“Taksi Biçikletat” në Lüleburgaz të qytetit perëndimor të Turqisë, Kırklareli, tërheqin vëmendjen si transport i llojit miqësor për mjedisin.

Me qëllim që të tërheqë vëmendjen për zvogëlimin e faktorëve që shkaktojnë ndryshimet klimatike, “Taksi Biçikletat” formuan shërbim për qytetarët e këtij vendi.

Projekti është zbatuar nëpërmjet Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) të BE-së, për zhvillimin e kapaciteteve të Ndryshimeve klimatike në Turqi.

Mjeti miqësor me tri rota e cila mund të shihet edhe në vendet e linjes së largët dhe në disa vende quhen “tuk tuk”, jep shërbim falas për qytetarët.
“Tansport i llojit miqësor për mjedisin”
Kryetari i Bashkisë Lüleburgaz, Emin Halebak, në një deklaratë për AA tha se, këto lloj taksi tërheqin vëmendjen.
Ai duke theksuar se rritja e automjeteve motorike ka përshpejtuar ndryshimet klimatike, tha se “taksi biçikletat” të cilat janë zbatuar në kuadër të projektit “Me biçikletën tonë jemi duke luftuar kundër ndryshimit klimatik”, në asnjë mënyrë nuk e dëmtojnë mjedisin dhe natyrën.

Halebak më tej bëri të ditur se ndjejnë kënaqësi nga ky projekt miqësor për mjedisin dhe natyrën, për të shtuar se viti 2017 ka qenë viti i biçikletës për Bashkinë e Lüleburgaz-it.
“Për momentin kjo shërben falas për qytetarët e Lüleburgaz-it. I mundësojmë pleqve, grave shtatëzënë, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që kanë fëmijë në moshën nën 10 vjeç, të shkojnë kudo që dëshirojnë në Lüleburgaz”, tha Halebak.

Një ndër shoferët e këtyre “taksi biçikletave”, Hasan Koçarslan, tha se qytetarët janë të shumë të lumtur dhe kënaqur kur e përdorin “taksi biçikletën”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai më tej duke theksuar se pleqtë tregojnë një interesim të madh tha se, marrin komente pozitive në lidhje me këtë mënyrë të transportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Hamit Geci, drejtor i Administratës dhe Driton Mulaj, drejtor i…