Të enjten derbi Bashkimi – Sigal Prishtina

13 mars 2018 | 11:12

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së XXII në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën, me fillim nga ora 17:00, Rahoveci e pret Borean, kurse duke filluar nga ora 18:00, Peja është nikoqire e Trepçës. Ndërkaq të enjten në program është një ndeshje, ajo ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, e cila do të fillojë në orën 19:30.

Duhet theksuar se të dielën është zhvilluar dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Kerasan Prishtinës, që i ka takuar xhiros së XXII, ku fitore ka regjistruar skuadra nga Theranda me shifrat 99:71.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot…