Të enjten pensionohet Erdin Hashani  

22 maj 2018 | 15:12

Njëri nga lojtarët më të mirë në futbollin e pasluftës, Erdin Hashani ka vendosur përfundimisht që të enjten të përfundoi karrierën si futbollist.

Ai në një postim në “Facebook” ka bërë me dije se pas 18-vitesh do t;i thotë lamtumirë lojës së futbollit, kurse ka falënderuar të gjitha klubet ku ka luajtur, tifozët e tyre dhe trajnerët me të cilët ka punuar.

Fotografia e Erdin S. Hashani

“Futbolli më mësoj sa e vështirë është të punosh dhe te sakrifikosh shumë për të arritur diçka. Ëndrra ime nuk ishte te bëhesha milioner, por një futbollist i mirë. Unë gjithmonë e djersita fanellën time, ketë duhet ta bëni edhe ju”, ka shkruar Hashani.

Erdin Hashani në karrierën e pasur futbollistike ka luajtur për këto klube: Besëlidhja (Prishtinë), KEK-u (Kastriot), Prishtina (Prishtinë), Besa (Kavajë), Skënderbeu (Korçë), Besëlidhja (Lezhë), Besiana (Besianë), Trepça (Mitrovicë), Vëllaznimi (Gjakovë), Drita (Gjilanë), Hajvalia (Prishtinë), Vllaznia (Pozharan) dhe Ferizaj (Ferizaj).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë ministra iranianë dhe dy ligjvënës, që të gjithë anëtarë…