Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

23 shkurt 2018 | 15:43

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit së bashku me shefat e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje e cila pritet të fillojë në orën 11:00, do të diskutohet për kërkesën e mbajtjes se dy interpelancave dhe një debati parlamentar.

Rendi i Ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare,

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8 dhe 9 shkurt 2018,

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimin nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe nënkryetari i…